Goditja e konsullatës gjermane në Kiev, reagon Berlini
Ndërtesa që strehon një konsullatë gjermane në Kiev u godit gjatë sulmeve me raketa ruse, megjithëse nuk ka qenë në përdorim që nga shpërthimi i luftës, tha të hënën Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Në të njëjtën konferencë të qeverisë, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se Gjermania priste të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm, pa dhënë afate të sakta kohore.
Ish-kryetari i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe tha duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz dhe Ministres së Jashtme Annalena Baerbock:
“Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?”