Goci: Nesër në protestë duhet të jenë gjithë shqiptarët sepse është vetëm në interesin e qytetarëve
Studente, qytetare te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, njerez te te gjithe bindjeve, qofshin dhe pa bindje fare, aktiviste dhe aderues ne te gjithe organizatat e aksionit civil, sindikata, grupe interesi dhe komunitete, shoqata biznesi, publike, grupime te organizuara qe kane leitmotiv interesin publik, duhet te bashkohen te gjithe ne protesten e neserme per ta detyruar qeverine qe te permbyse politikat genocidale ndaj interesit te gjere qytetareve.
Nese nuk kemi nje fitore te madhe, pastaj mbeten therrime.
Deri tani nuk kemi marre ndonje fitore te madhe, por ama e kemi fut qeverine ne pune, tani nuk mund ta zbusim presionit.
A jane mundesite? Pafund!
Po dhe sikur te mos ishin, ato gjenden.
Gjithçka mund te behet.
Shteti duhet marre seriozisht, ne duhet te merremi seriozisht, Shqiperia duhet te merret seriozisht.
Ne nuk kemi nder mend qe ta leme rrugeve Shqiperine. Studentet mos te yshten, nga monovra e ndyre e qeverise, per t’i nis neper shtepia, po duhet te rrijne ne Tirane.
Ata nuk kane marre asgje nga paketa studentore, eshte koha per te ardhur me kerkesat e tyre, megjithese ne jemi perpjekur t’i artikulojme. Ftoni, ke te mundni, sensibilizoni njerezit e afert, therrisni miq, te njohur, te tjere qe bashkeveproni ne perditshmeri, te behemi te gjithe agjensi te masivizimit te reagimit popullor, nuk mjafton te sjellesh vetem veten.
Organizatat studentore duhen organizuar me prioritet.
Nuk pranojme te nenshtrohemi!
Te gjithe bashke i thyejme!
Neser ne 11 te Sheshi “Skenderbej”
nukpranojmetenenshtrohemi
shperndajethirrjen
Rruga Press