Opinion/Aktualitet

Goci: Kur aktorë të skenës politike, janë përfshirë në një aferë, çfarë diference ka për një qytetar të thjeshtë se kush është pushteti dhe opozita?!

Nga Ervin Goci

Ne fakt e gjithe historia fillon nga zgjedhjet e fundit. Megjithese opozites se foltores iu hoq me vendim gjykate çdo e drejte administrative per te menaxhuar para, opozita nuk hezitoi asnje grim qe hapjen e fushates ta beje ne nje ambjent qe kushton mijera euro qeraja dhe me skenografi e audio qe gjithsesi nuk dukeshin se kushtonin pak.

Se kujt ia bente ate karshillek nuk u mor vesh! Nga njera ane bente viktimen qe po na marrin gjithçka, nga krahu tjeter ia kerciti agengut me dorovitje.

Absurdi arriti kur kandidati i foltores tha publikisht qe nuk ishte marre me organizimin, pra nuk e dinte se kush e kishte financuar, dhe kete peshe ia la lidershipit..vete hijeshoi..

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Sot e kesaj dite ne nuk e dime se sa ka kushtuar fushata, kush e financoi, cilet ishin personat, kompanite, kleringjet, donacionet, puna vullnetare..nuk dime absolutisht asgje.

Ka zera, qe ndertuesi i Kulles 200 metroshe me vlere dhjetra miljone euro, eshte dhe financues i fushates.

Kjo degjohet rendom me cilindo qe flet nga aktoret mediatike, gazetare por dhe te tjere. Pse nuk ka dhe sot transparence per fushaten?

Nga erdhen parate, kush i solli, ku u shpenzuan?

Ku jane faturat?

Asgje!

Pastaj nuk kane dhe turp, akuzojne dhe njerezit se pse revoltohen nga pafytyresia e ketyre qe flasin nga mengjesi ne darke per revolucione!

Me falni por kur aktore te skenes politike, jane perfshire ne nje afere, çfare diference ka per nje qytetar te thjeshte se kush eshte pushteti dhe opozita?! Si u beka dallimi keshtu!

Ndaj, nese jane te gjithe brenda, t’i biesh opozites, me shume siguri, e madje me kurajo i ke rene dhe pushtetit.

Pikerisht kete po kuptojne qytetaret dita-dites qe t’i biesh opozites, po i bie pushtetit..

Rruga Press

YouTube player