KryesoreLajme

Goci ironizon me veprimin e policisë për të arrestuar qytetarët protestues: Armë shumë e rrezikshme banderola..!

Shkruan Ervin Goci

Diku para një ore e gjysëm afër Hotel Dajtit, komplet jashtë perimetrit të sigurisë, janë shoqëruar Arilda Lleshi, Adriatik Kurti dhe Arbër Lleshi. Personat në fjalë kanë kërcënuar sigurinë e drejtuesve të BE-së me një banderolë, ku teksti në të është konsideruar shumë i rrezikshëm. Dhjetë policë duke kapur banderolën, e shtrengonin tërë epsh që dikush nga bullistët mbi krye t’i shihte dhe t’u thotë “ju lumtë robota”. Gazetarja nga studio e kishte merakun se nga vijnë aktivistët, por nuk i intereson se me ç’të drejtë, e me çfarë protokolli nuk lejohet të hapet një banderole, kur Gjykata Kushtetuese e njeh të drejtën e protestës dhe pa paralajmërim fare.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Gazetarja, pasi i dha ushqim audiencës, nuk u mor me se ku i çuan tre aktivistët, si po trajtohen, a është dikush që i përfaqëson juridikisht, thjesht i tretën në harresë.

Madje dikush më thotë që kanë hequr dhe videon. Këtë nuk e di, po do ta verifikoj.

Do bëja thirrje që një jurist, avokat, cilido qoftë, sipas ligjit ka të drejtë të interesohet për fatin e tyre, ndoshta janë dhe pa ushqim dhe të hedhur atje në ndonjë pocaqi.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Shpërndajeni sa të mundeni që të paktën t’u japim zë aktivistëve që në lirinë e tyre ushtruan të drejtën e shenjtë të mospajtimit, të protestës.

Armë shumë e rrezikshme banderola..!

Rruga Press

YouTube player