Lajme

Goci: I morëm turista dhe i nisëm mbrapsht si pacientë..

I morem turista dhe i nisem mbrapsht si paciente..

Nuk e kam fare fjalen per shendetin fizik, se mund te ndodhi dhe helmimi, po me shume e kam fjalen qe u premtuam diçka qe nuk ua jepnim dot dhe ua ngecem ne fyt.

Te kesh çmime te lira nuk eshte turp, dhe as nuk tregon qe je per kothere, turizmi i çmimeve te pranueshme do te ishte per mua marketingu me i mire per turizmin shqiptar.

Ne ç’kuptim?

Ne kuptimin qe ne do te tregonim me çmimet e ulta qe jemi vend qe i prodhojme vete te gjithe ushqimet, i kemi serat e prodhimit, impiantet, baxhot, shume afer me vendet e sherbimit.

Do tregonin qe ishim deri diku modeste dhe turizmi jone sot perveç mikepritjes dhe shpirtit te bujar te njerezve, nuk ka absolutisht asgje tjeter per te ofruar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Qe ketu mund te nisej, pastaj te perplasesh kresht e gjelit me Italine apo Greqine!

Vite drite larg!

Propanda e ndyre e regjimit infektoi dhe turizmin, e futi serish popullsise e gjere ne skemen e piramidave deluzionale te ekonomise spekullative, per t’ja lene haraçin popullit te thjeshte, i cili ashtu naiv dhe i perhumb siç eshte, shkon dhe rrit çmimet ne stratosfere a thua se u be deti kos.

Trereçereku i edicioneve te lajmeve ne Top dhe Klan mbushur me mrekulline turistike

Iken inceneratoret, plasi turizmi

Populli i ngrate, e hengri serish grepin e propagandes qeveritare qe kerkon mes llumit te korrupsionit t’i jape nje lluster vetes duke krijuar fanfare me Shqiperine turistike qe perplaset dhemb per dhemb me Italine.

Duke ndjek çmendurine propagandistike te regjimit, sherbimet turistike ngriten çmimet ne stratosfere pa patur mundesi reale objektive per t’u kthyer diçka mbrapsht turisteve.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

Ne fakt ata i kane bere nje dem jo te vogel ekonomise se tyre.

Ne vend qe vepronin zgjuar, te mbanin çmime te kontrolluara, te rrisin kontaktet e tyre, ta trajtonin si mbret turistin qe ta kishin dhe per vitin tjeter e ndoshta per dekadat qe vijne (economy of retention), degjuan bririn e bariut dhe u turren marrezisht per ne humnere.

Ne 2-3 muaj u luajt nje drame kombetare, nga ato qe ia kemi marre doren dhe i perqafojme gjithmone me shume dashuri, pa reflektuar fare. Shenje se popullsia eshte e infektuar dhe ka pune perpara qe te sherohet.

Overdoze dopamime, qe le pluhur, hi, sfilitje pas. Vete e lexoj si krize politike, moment i fuqishem per te reflektuar..me koken ulur dhe me shprese qe duke pesuar kuptohet..

Ekonomia nuk eshte cirk gaztoresh..

Rruga Press

YouTube player