Kuriozitete

Gjysma e botës do të jetë mbipeshë për 12 vjet

Një paralajmërim aspak i mirë vjen nga Federata Botërore e Obezitetit sipas të cilës brenda 12 viteve të ardhshme parashikohet që rreth 51% e popullsisë së botës, ose e përkthyer ndryshe 4 miliardë njerëz do të jenë mbipeshë.

Të dhënat bëjnë me dije se ato që rrezikojnë më shumë janë vendet me të ardhura më të ulëta, ndërkohë që më të prekurit do të jenë fëmijët.

Për këtë arsye, presidentja e Federatës së Obezitetit kërkoi hartimin e politikave të qarta nga qeveritë në mënyrë që kjo situatë të parandalohet.

“Është veçanërisht shqetësuese të shohësh që normat e obezitetit të rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë.

Megjithatë, autorët e raportit thanë se nuk po fajësonin individët, por po bënin thirrje për t’i kushtuar vëmendje faktorëve shoqërorë, mjedisorë dhe biologjikë.

Raporti zbuloi gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që priten të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *