Lajme

Gjysma dëborë, pjesa tjetër shi: Moti merr kthesë të papritur të martën

Vendi vijon të jetë i përfshirë nga temperaturat e ulta pavarësisht kalimit ditëve kur termometri shënonte deri -18 gradë Celsius. Zona të tëra të vendit janë të mbuluara nga dëbora, ndërsa pjesa e Ultësirës Perëndimore është duke përjetuar temperatura normale dimri.

Megjithatë, gjithçka pritet të ndryshojë duke nisur nga e marta e javës së ardhshme, ku gjysma e vendit do të përfshihet nga dëbora, kurse gjysma tjetër do të përballet me reshje intensive shiu.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se gjatë të martës priten reshje shiu në të gjithë pjesën qendore, Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, ndërsa veriu, veri-lindja dhe jug-lindja do të mbulohen nga dëbora.

Temperaturat pritet të ulen me disa gradë duke nisur nga e marta kryesisht në zonat malore, kurse në pjesën tjetër të vendit nuk pritet ndonjë ndryshim për t’u shënuar krahasuar me javën që po lemë pas.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

Rruga Press

YouTube player