Gjyqi me Beketin- Nis bllokimi i llogarive shqiptare në botë
Një agjensi e rëndësishme shqiptare, e pasur po ashtu, me aderim ndërkombëtar, ka marrë një njoftim sot se llogaritë e saj jashtë vendit janë bllokuar, me veprimin e studios së përmbarimit që punon për interesat e biznesmenit italian, Beketi.
Lajmi bëhet i ditur për gazetën Mapo, nga burime të sigurta.
Kjo tregon, se është anulluar urdhëri i pezullimit për veprimin mbi pasuritë, llogaritë, apo asetet shqiptare, pasi Beketi ka fituar seancën e parë me qeverinë, në arbitrazh.
Të njëjtën gjë, lajmëroi pak ditë më parë edhe gazeta “Der Standard”, ku një studio ligjore atje ishte angazhuar në bllokimin e gjithë llogarive dhe aseteve shqiptare.
Mirëpo Edi Rama e ka mohuar. Në një intervistë në Ora-tv me gazetarin Alfred Lela, ai u shpreh se lajmi i gazetës austriake ishte I pavërtetë dhe i turpshëm.
Mirëpo, po rezulton se diçka ka ndodhur.
Beketi kërkon mbi 100 milionë euro nga qeveria, pasi Edi Rama urdhëroi mbylljen e televizionit të tij, Agon Channel, thjesht për një trill personal.
Edhe pse qeveria mbrohet me argumentin se çështja është në apel, mesa duket, ka rënë pezullimi i veprimeve.
Dhe zyrat përmbarimore tani kanë hapësirë dhe fushë të lirë.
Eshtë e njëjta situatë si me rastin e General Eletrics, ku edhe pse gjyqi dhe përballja me kompaninë e qeverisë së Berishës në atë kohë vijonte, disa llogari shqiptare në botë u bllokuan.
Në këto kushte, do të duhet që qeveria të pajtojë zyra avokatie për të zhbërë këtë masë sekuestroje.
Që do të thotë kosto financiare, dhe dëmtim imazhi.
Pa këtij njoftimi të sotëm, nuk dihet nëse Edi Rama i qendron sërish asaj çka deklaroi, se lajmi i “Der Standard” ishte i turpshëm.