Lajme

Gjykatësit shqiptarë shpërngulen nga veriu në jug të Mitrovicës

Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur të martën në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti, raporton KosovaPress.

Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ne gratë dhe vajzat kërkojmë barazi, nuk kërkojmë favore e as përparësi

Një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës. / KSP

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *