BotaKryesore

Gjykatësi ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

Një gjykatës federal ka urdhëruar administratën Trump të rikthejë të gjitha vendet e punës dhe fondet për “Zërin e Amerikës” dhe media të tjera të mbështetura nga SHBA-ja, duke vendosur se përpjekjet për ta mbyllur atë shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

Mbi 1,300 punonjës të “Zërit të Amerikës”, duke përfshirë rreth 1,000 gazetarë, janë lënë në pushim pas urdhrit të presidentit Donald Trump. Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar transmetuesin si “anti-Trump” dhe “radikal”, raporton BBC.

“Zëri i Amerikës”, ende kryesisht një shërbim radiofonik, është krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kundërshtuar propagandën naziste dhe është bërë një transmetues i madh mediatik global.

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Vendimi ka vënë në dukje se për shkak të shkurtimeve, “Zëri i Amerikës nuk po raporton lajmet për herë të parë në ekzistencën e tij 80-vjeçare”.

Gjykatësi Royce Lamberth ka thënë se administrata veproi “pa marrë parasysh dëmin e shkaktuar ndaj punonjësve, kontraktorëve, gazetarëve dhe konsumatorëve të mediave në mbarë botën”.

Ai ka urdhëruar administratën të marrë hapa për të rikthyer punonjësit dhe kontraktorët në vendet e punës që kishin përpara urdhrit ekzekutiv, dhe të bënte të njëjtën gjë për Radion e Azisë së Lirë dhe Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme.

Sipas gjykatësit, administrata gjithashtu ka shkelur Aktin e Transmetimit Ndërkombëtar dhe fuqinë e Kongresit për financimin e duhur.

Lexo më shumë  Mendoj qe nuk duhet te harxhojme me buxhet per zgjedhjet! Rezultati dihet! Edhe KQZ, TaskForce e SPAK, Polici, etj nuk duhen! Nuk dua te paguhet me asnje lek nga ajo qe i jap une buxhetit te Shqiperise!

“Kolegët e mi dhe unë jemi mirënjohës për këtë vendim. Por ne e dimë se ky është vetëm një hap i vogël përpara, pasi qeveria ka të ngjarë të apelojë”, ka thënë Patsy Widakuswara, shefja e zyrës së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi e ka kritikuar prej kohësh “Zërin e Amerikës” si pjesë e sulmeve të tij më të gjera kundër medias, duke akuzuar shpesh mediat kryesore për paragjykim.

Mirëpo, gjykatësi Lamberth, i cili ndodhet në Uashington, DC, ka vendosur se administratës Trump i mungonte autoriteti për të mbyllur “Zërin e Amerikës”, e cila financohet nga Kongresi dhe ka një mandat legjislativ për të dhënë lajme të besueshme në mbarë botën.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit