Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe
Kolegji i Gjykatës Supreme në Kosovë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Nga Gjykata Supreme nëpërmjet një komunikate thuhet se “Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar”.
Rruga Press