Lajme

Gjykata: Sekuestrimi i materialeve i paligjshëm, të largohet ushtria nga News24

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ‘Focus Meida Group’ në lidhje me ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në ambientet e News 24 dhe Panorama.

Në vendimin e sotëm gjyqtarja Alma Kodraliu tha se sekuestrimi i materialeve dhe sendeve të gazetarëve ishin të paligjshme, ndaj duhet bërë inventarizimi i tyre dhe të kthehen te gazetarët.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Gjithashtu u urdhërua largimi i ushtrisë dhe lirimi i hapësirave të Panorama Tv, që do të shfrytëzohen nga Focus Media Group për vijimin e transmetimit të televizionit informativ News 24.

Prej disa ditës kompania KAYO e drejtuar nga Ardi Veliu zaptoi ambientet e Focus Media Group, duke mos lejuar gazetarët të bëjnë punën e tyre, teksa fiku edhe sinjalin e transmetimit të News 24.

Persona civilë u futën në godinë dhe morën materialet e sendet personale të gazetarëve duke mos dhënë asnjë shpjegim, teksa vetëm sot pas vendimit të Gjykatës ato materiale do t’u kthehen gazetarëve.

Ajo që po ndodh prej ditësh është cilësuar si një goditje ndaj fjalës së lirë, për të cilën kanë reaguar organizatat më të mëdha të gazetarëve në botë.

YouTube player