Lajme

Gjykata pezullon garën për president të FSHF

Gjykata e Tiranës ka pezulluar zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, që ishin programuar për t’u mbajtur më 2 mars.

Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të mos mbahen deri sa të marrin zgjidhje të gjitha pretendimet për manipulime dhe parregullsi në zgjedhjet e kryetarëve dhe delegatëve të Shoqatave Rajonale të Futbollit. Gjykata thotë se zgjedhjet mund të vijojnë deri në shqyrtimin e të gjitha akuzave për shkeljet e pretenduara.

Lexo më shumë  Kremtohet sot Dita e Verës, historia e festës të lashtë pagane

Në disa zgjedhje në Shoqatat Rajonale të Futbollit, si në Tiranë dhe Shijak, ka pasur pretendime për manipulime me zgjedhjet e kryetarit dhe delegatëve që do të votojnë edhe për zgjedhjet e presidentit të FSHF në Asamblenë e Përgjithshme.

Për postin e presidentit garojnë Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova. Pas akuzave për manipulime, në Shqipëri erdhi edhe Presidenti i UEFA-s Ceferin, ndërsa ka mbërritur edhe një delegacion i UEFA-s ka mbërritur këtë të hënë në kryeqytet ku do të monitorojë procesin zgjedhor.

Lexo më shumë  Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *