Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhërarresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) njoftoi se kishte lëshuar urdhërarrest edhe kundër shefit të Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov.
”Të dy akuzohen se janë përgjegjës për krime lufte të drejtuara në sulme kundër objektivave civile dhe duke shkaktuar dëme të tepërta aksidentale te civilët si dhe krim kundër njerëzimit”, tha ICC në një deklaratë për shtyp.
Gjyqtarët e ICC thanë se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Shoigu dhe Gerasimov mbanin përgjegjësi individuale penale ose duke urdhëruar sulmet për të tjerët që të kryenin ose duke mos ushtruar kontrollin e duhur mbi forcat nën komandën e tyre.
Në mënyrë të veçantë, gjykata pretendoi se Shoigu dhe Gerasimov ishin përgjegjës për sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës nga të paktën 10 tetori 2022 deri të paktën më 9 mars 2023.
”Gjatë këtij afati kohor, një numër i madh sulmesh kundër termocentraleve dhe nënstacioneve të shumta elektrike u kryen nga forcat e armatosura ruse në shumë lokacione në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Rruga Press