Lajme

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, kush janë pesë kandidatët për të zëvendësuar Gani Dizdarin

Gjykata e Lartë ka bërë sot publike emrat e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë njofton se kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e Kushtetueses pesë gjyqtarë, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në vend të Gani Dizdarit, i cili u largua pasi i mbaroi mandati.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

1. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar)

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:

1. Brunilda Kadi

2. Ilir Toska

3. Holta Zaçaj

4. Manjola Xhaxho

5. Tartar Bazaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *