KryesoreLajme

Gjykata kroate merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova që spiunonin tek Lista Serbe

Nga një muaj paraburgim u është vendosur pilotit kroat dhe të dashurës së tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh, ka vendosur  Gjykata e Qarkut të Splitit.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës. Serbja e dyshuar është lënë në mbajtje për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj, raportoi media kroate “Index”.

Lexo më shumë  Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë Kurti

Të dy janë intervistuar të mërkurën, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli. Dyshimet janë se piloti kroat derisa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Lexo më shumë  Meksika dërgon mijëra ushtarë për të ndaluar dhunën pas vdekjes së bosit të drogës

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

YouTube player