Bota

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjobit Greqinë për vdekjen e emigrantëve në detin Egje

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut miratoi të enjten një vendim kundër Greqisë për rastin e fundosjes së një varke me emigrantë në Detin Egje në vitin 2014.

Çështja Safi dhe të tjerët kundër Greqisë u soll përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në janar 2015, një vit pasi 11 nga 27 emigrantët u mbytën kur varka e tyre u mbyt në ujërat e Egjeut pranë ishullit Pharmaconisia.

Padia u ngrit nga një grup gjashtëmbëdhjetë anëtarësh që përfshinte 13 afganë, dy sirianë dhe një shtetas palestinez.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në Hungari/ Sondazhet: Tisza kryeson ndaj Orbanit, përqindje e madhe e votuesve të pavendosur

Gjykata detyroi Greqinë të paguajë 330 mijë euro për dëmet jomateriale të pësuar nga paditësit. Gjykata Evropiane vendosi se ka shkelje të nenit 2 (e drejta për jetë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata ka konstatuar se ka mangësi në procedurë dhe ka konstatuar se organet shtetërore nuk kanë kryer një hetim të plotë dhe efikas, i cili mund të hedhë dritë mbi rrethanat në të cilat anija është fundosur”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Gjykata konstatoi se autoritetet greke nuk kishin bërë gjithçka që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej tyre për t’u siguruar kërkuesve dhe të afërmve të tyre shkallën e mbrojtjes së parashikuar nga neni 2 i Konventës.

Lexo më shumë  Suedia do të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe anti-dronë

Duke cituar ankuesit, gjykata tha se “anija e rojes bregdetare greke po shkonte me një shpejtësi shumë të madhe për të shtyrë refugjatët drejt ujërave turke, gjë që shkaktoi përmbysjen e anijes së peshkimit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *