Bota

Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Të premten, Gjykata e Lartë miratoi një ligj që detyron shitjen e TikTok, duke e lënë aplikacionin për ndarjen e videove që të ndalohet në SHBA brenda dy ditësh nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në favor të qeverisë, gjyqtarët konfirmuan një vendim të një gjykate më të ulët, duke deklaruar se Kongresi nuk e kishte shkelur Amendamentin e Parë kur miratoi ligjin “shite ose ndalo” vitin e kaluar për arsye të sigurisë kombëtare. TikTok kishte argumentuar të kundërtën para gjyqtarëve javën e kaluar.

Lexo më shumë  Në fjalimin e fundit si president Biden thotë se tani oligarkia “do të marri formë” në SHBA

“Nuk ka dyshim se, për më shumë se 170 milionë amerikanë, TikTok ofron një hapësirë të veçantë dhe të gjerë për shprehje, mënyra për angazhim dhe një burim komuniteti”, shkroi gjykata në një vendim, shkruan politico.

“Por, Kongresi amerikan ka përcaktuar se shitja është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e tij të mirë mbështetura për sigurinë kombëtare në lidhje me praktikat e mbledhjes së të dhënave nga TikTok dhe marrëdhënien e tij me një kundërshtar të huaj”, shkruan më tutje.

Gjykata gjithashtu refuzoi të shtyjë afatin e afërt për shitjen e TikTok-ut. Duke filluar nga e diela, nëse kompania nuk shitet, dyqanet e aplikacioneve dhe ofruesit e shërbimeve cloud që vazhdojnë ta mbajnë atë do të përballen me gjoba miliarda dollarëshe.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndalimi do të zbatohet menjëherë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregoi se presidenti amerikan, Joe Biden nuk do ta zbatojë ndalimin, ndërsa presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka premtuar të “shpëtojë” TikTokun.

Rruga Press

YouTube player