Bota

Gjykata e Lartë bllokon përpjekjen e Trumpit për të dislokuar Gardën Kombëtare në Çikago

Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara i dha një goditje planeve të presidentit Donald Trump për të dislokuar Gardën Kombëtare në Çikago.

Gjykata rrëzoi një kërkesë urgjente të presidentit amerikan për të pezulluar një vendim të një gjykate më të ulët, e cila kishte ndaluar përkohësisht përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare në shtetin e Illinoisit.

Garda Kombëtare është një forcë rezervë ushtarake që bën pjesë në forcat e armatosura të SHBA-së.

Çdo shtet ka Gardën e vet Kombëtare, e cila zakonisht kontrollohet nga qeveria shtetërore.

Lexo më shumë  Në mungesë të pajisjeve, rusët në fushëbetejë me kuaj – ukrainasit i sulmojnë me dronë

Megjithatë, në rrethana të caktuara, presidenti amerikan mund të marrë komandën.

Presidenti Trump ka urdhëruar dislokimin e Gardës Kombëtare në disa qytete muajt e fundit, shpesh kundër dëshirës së autoriteteve lokale dhe shtetërore.

Dislokimi i parë i tillë ndodhi në Los Anxheles, ku shpërthyen protesta pas bastisjeve të Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) ndaj emigrantëve. Trupa të Gardës Kombëtare janë dislokuar prej muajsh edhe në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Çikago është përmendur vazhdimisht nga Trump si një tjetër vend i mundshëm për dislokim, mes protestave kundër bastisjeve të ICE-s. Në tetor, ai vuri në shërbim aktiv qindra pjesëtarë të Gardës Kombëtare në rajon, ndërsa trupa shtesë u dërguan në Illinois nga Teksasi.

Lexo më shumë  Përplasje mes Papës dhe qeverisë amerikane për emigracionin, Kisha Katolike kundër deportimeve masive

Qyteti i Çikagos, i drejtuar nga demokratët, u shndërrua në një pikë qendrore rezistence ndaj qasjes së Trump. Drejtuesit e qytetit dhe qeveria e shtetit të Illinois-it ngritën një padi ligjore, duke çuar një gjykatë federale në Çikago të ndalonte dislokimin.

Qeveria amerikane apeloi vendimin, por edhe gjykata e apelit refuzoi të lejonte dislokimin e trupave. Trump iu drejtua më pas Gjykatës Supreme, e cila tani ka refuzuar të ndërhyjë.

YouTube player