BallinaLajme

Gjykata e Apelit vendos lidhur me masën e sigurisë për padinë e Rashit Qalajt

Gjykata Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në lidhje me masën e sigurisë dhe pezullimin e konkursit të Policisë për Drejtor të Përgjithshëm duke e kthyer në rivendosje.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila ka aprovuar ankesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme  në lidhje me bllokimin e konkursit të Policisë.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, konkursi i Policisë së Kosovës për Drejtor të Përgjithshëm ishte bllokuar.

Kjo pas kërkesës së ish-drejtorit të PK-së, Rashit Qalaj, në lidhje me caktimin e masës së sigurisë për të bllokuar konkursin deri në përfundim të kontestit gjyqësor me Zyrën e Kryeministrit në lidhje me shkarkimin e tij muajin e kaluar.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore, e cila ka bërë që të pezullohet konkursi për drejtor të ri të Policisë së Kosovës, këta të fundit janë ankuar në Gjykatë të Apelit.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Pasi ishte shkarkuar nga detyra, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paditur Zyrën e Kryeministrit, ndërsa ka bërë kërkesë për pezullim të konkursit deri në përfundim të kontestit gjyqësor.

Ishte raportuar edhe se Gjykata e Prishtinës ka vendosur që të aprovojë njërën nga dy kërkesat të cilat kishte pranuar nga ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe nga ish-kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendi. Qalaj dhe Kelmendi kishin kërkuar nga Gjykata e Prishtinës që të ndalohen dy proceset e rekrutimit për drejtor të ri të Policisë së Kosovës dhe kryeshefit të IPK-së.

Ish-kryeshefja e IPK-së, Miradie Kelmendi, ka ushtruar padi ndaj Minsitrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa Qalaj ndaj Zyrës së Kryeministrit. Kjo për shkak që Kelmendi është shkarkuar nga një vendim i ish- ushtruesit të detyrës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla ndërsa Qalaj me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës janë duke funksionuar me ushtrues detyre të drejtorit, respektivisht kryeshefit.

Në të dy këto institucione të sigurisë janë hapur konkurse për pozitën e drejtorit të përgjithshëm dhe kryeshefit të IPK-së.

Konkursi i Policisë së Kosovës për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është hapur më 19 nëntor ndërsa ai i IPK-së për kryeshef më 27 tetor.

Qalaj dhe Kelmendi me anë të padive kanë kërkuar edhe caktimin e masës së sigurisë për të pezulluar konkurset, deri në përfundim të kontestit gjyqësor në lidhje me shkarkimet e tyre të cilat ndodhën muajt e kaluar.

Rruga Press

YouTube player