Gjykata e Apelit thotë fjalën e parë për gjyqin e PD-së
Gjykata e Apelit, pas tërheqjes për këshillim për kërkesën e Ivi Kasos që mbron PD-në e Berishës, vendosi që të mos japë vendim për këtë kërkesë.
Gjykata e Apelit doli nga dhoma e këshillimit, ku ishte tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e përfaqësuesit demokrat, Ivo Kaso që Enkelejd Alibeaj të mos pranohet si palë në gjyqin për çështjen e vulës. Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Kasos, që do i kishte dhënë fund këtij gjyqi, por vendosi shtyrjen e saj.
“Dëgjuam kërkesën dhe vlerësuam se nisur nga fakti se legjitimiteti i ankuesit ndërthuret me ankimin, gjykata vlerëson se do të shprehet pasi të dëgjojë palët,” tha gjykata.
Në këtë mënyrë, gjyqi pritet të vazhdojë. Më herët, Kaso kishte deklaruar se pranimi i Alibeajt si palë është shkelje e ligjit.
Ivi Kaso argumentoi se nuk duhet të legjitimohet grupimi i Enkelejd Alibejat si palë në këtë gjyq dhe të rrëzohet kërkesë padia.
Nëse gjykata do ta pranonte tani kërkesen e Ivi Kasos, do të mbetej në fuqi vendimi i Agron Zhukrit në shkallë të parë, në favor të Sali Berishës.
Por, gjykata zgjodhi të mos veprojë kështu.
Ajo shtyu vendimin për kërkesën e Kasos për të mos e quajtuar palë Alibeajn e ka lënë në fund, ç’ka do të thotë se do të marrë përgjigje me vendimin në fund. Nëse do ta bënte tani, do të mbyllej gjyqi dhe do të mbetej vendimi i faktit.
Seanca do të vazhdojë dhe në fund merr vendimin.
Rruga Press