Lajme

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për kthimin e telefonit të Veliajt, vazhdon masa e sigurisë arrest me burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të kryetarit të Bashkisë Tiranë për kthimin e telefonit të tij. Seanca, e cila ka nisur në orën 09:30, ka vazhduar për shqyrtimin e kërkesës dhe ankimit të avokatëve të Erion Veliajt kundër sekuestrimit të telefonit të tij, ditën kur ndaj tij, në zyrën e Bashkisë së Tiranës, u ekzekutua masa e sigurisë “arrest me burg”, e caktuar nga gjyqtari Erion Bani.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor të hetimeve të Prokurorisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në kuadër të ligjit që përcaktohet në këtë fushë. SPAK ka paraqitur një material voluminoz në lidhje me hetimet shtesë për procedimin penal ku hetohen Erion Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 5 biznesmenë.

Lexo më shumë  Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Prokurorët kanë evidentuar se gjatë këtyre dy muajve hetime janë kryer veprime intensive, si dhe janë sekuestruar dokumentacione dhe materiale të vlefshme për hetimin. Këto do të hetohen dhe vlerësohen në fund të procesit, kur çështja të kalojë për gjykim, nëse do të ketë një vendim të tillë.

Në të njëjtën ditë, gjyqtari Bani ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Veliajn dhe ka urdhëruar arrestimin në shtëpi të Elban Abules, krahut të djathtë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Lexo më shumë  Kurti pas homazheve te varret e heronjve Konushevci dhe Malaj: Ushtria e Kosovës sot është më e pajisur dhe më e madhe se kurdoherë 

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit