Bota

Gjukanoviqi ndryshe nga Abazoviqi: Na duhet BE-ja, jo alternativa të tjera si Ballkani i Hapur

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është shprehur se qëndrimi i tij ndaj Ballkanit të Hapur vazhdon të jetë kundërshtues.

Këtë ai e thotë në kohën kur Dratan Abazoviqi, tashmë kryeministër i Malit të Zi, ka treguar prirje për ta mbështetur nismën e iniciuar prej presidentit serb, Aleksanar Vuçiq.

Presidenti malazez pati edhe një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ku në përfundim të këtij takimi theksoi se shteteve të rajonit dhe Malit të Zi u duhet të ndjekin rrugën e antarësimit në Bashkimin Evropian, dhe jo alternativa të tjera, siç ai e konsideron Ballkanin e Hapur.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj që kjo është një nismë optimale. Atë e shoh më tepër si një lloj kopje të Procesit të Berlinit”, tha Gjukanoviqi.

Përveç Malit të Zi, si një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, as Kosova dhe as Bosnje-Hercegovina nuk e kanë përkrahur Ballkanin e Hapur.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë.”, theksoi Gjukanoviqi.

Presidenti i Malit të Zi, do të ketë një vizitë zyrtare të mërkurën në Kosovë, në përgjigje të ftesës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *