Lajme

Gjukanoviç: Vuçiq kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”, pasi humbi Kosovën kërkon ta kompensojë me Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.

Ai thotë se Vuçiç gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Lexo më shumë  BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Krejt kjo, sipas Gjukanoviç, vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviç.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *