BallinaLajme

Gjobitet me 20 mijë euro Lista Serbe për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur ta gjobisë Listën Serbe me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut më 29 nëntor.

Në vendimin e PZAP që ka siguruar RrugaPress , thuhet se Lista Serbe obligohet që gjobën ta paguajë brenda 15 ditëve.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në ditën e zgjedhjeve kryetari i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq kishte ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut që ta votonin kandidatin e kësaj partie për kryetar.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në PZAP më 30 nëntor, ndërsa PZAP e ka pranuar ankesën si të bazuar.

“PZAP-i më datën 02.12.2020 ka pranuar ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë të Veriut, e dorëzuar në Postën e Kosovës e cila pretendon se më datën 29.11.2020 në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, kryetari i Listës Serbe dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe deputeti Igor Simiq në një prononcim për media kanë bërë ndërhyrje në procesin zgjedhor duke bërë thirrje të votohet Lista Serbe, dhe duke thyer heshtjen zgjedhore e cila është e rregulluar me ligjet e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e PZAP-it.

YouTube player