Gjobitën me 400 mijë lekë dyqanin e fruta-perimeve në Fier, arrestohet inspektori i AKU-së
Policia e Fierit ka vënë në pranga inspektorin e AKU Fier Mirel Koçi, 48 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” .
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18 nëntor ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.
Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.
Bëhet fjalë për një dyqan fruta-perimesh, të cilin e kanë gjobitur me 400 mijë lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Rruga Press