Lajme

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, lë në burg nënkryetarin e Bashkisë Lushnje

TIRANË – Gjykata kundër Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi. Në të njëjtën masë sigurie është lënë edhe drejtori i Prokurorimeve Leonard Sefa.

Nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurorimeve, Leonard Sefa u arreatuan tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin zyrtar të SPAK bëhet me dije se pas kryebashkiakut të prangosur Fatos Tushe, edhe Nushi akuzohet se në bashkëpunim me drejtorin Sefa kanë abuzuar me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

Konkretisht, Nushi dhe Sefa në bashkëpunim me Tushen e drejtorin F.P., kanë bërë të mundur që tenderin për asfaltimin e një rruge ta fitonte me dokumentacion firma EURO–ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit edhe pse ka pasur ofertë më të lartë financiare.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Nushi dhe Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje, sikurse janë:

“Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;

“Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;

“Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”.

Si ndodhi arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe?

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *