ArgumentKryesore

Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Aktivisti dhe analisti politik Rron Gjinovci ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me idenë për nënshkrimin e një letre të përbashkët me Serbia drejtuar Bashkimit Evropian.

Sipas Gjinovcit, në këtë letër i kërkohet BE-së që Shqipëria dhe Serbia të avancojnë së bashku drejt anëtarësimit, pa të drejtë vetoje. Ai thekson se disa shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, prej kohësh kanë bërë të qartë se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa i zgjidhur më parë çështjet e hapura me Kosovën.

Në reagimin e tij publik, Gjinovci pretendon se një qasje e tillë i hap rrugë Serbisë në procesin integrues dhe njëkohësisht e vendos në pozitë të vështirë qëndrimin e vendeve evropiane që insistojnë në zgjidhjen e raportit Kosovë-Serbi para anëtarësimit.

Lexo më shumë  Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Ai shton se një politikë e tillë e jashtme, sipas tij, mund të shihet si e dëmshme për interesat e Kosovës në raport me integrimet evropiane.

Rruga Press

YouTube player