Sport

Gjimshiti humbet Kombëtaren/ Polonia “fërkon” duart, Sylvinho me “dhimbje koke

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për fazën kualifikuese të EURO 2024, por për teknikun brazilian Sylvinho kanë nisur “dhimbjet e kokës” pasi do të ketë vështirësi për të krijuar formacionin ideal për ndeshjen e parë ndaj Polonisë.

Problemet për kuqezinjtë janë më të theksuara në prapavijë, aty ku Sylvinho do e ketë të vështirë për të zgjedhur gardianin mes shtyllave, pasi Berisha, Strakosha dhe Selmani nuk janë në 100% të formës së tyre, pasi kanë luajtur shumë pak minuta me ekipet respektive.

Lexo më shumë  Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Sikur të mos mjaftonte “halli” për një gardian efikas në katërkëndësh, Shqipëria do të jetë e privuar edhe nga shërbimet e mbrojtësit, Berat Gjimshiti.

Në momentin e tij më të mirë, pasi ishte rikthyer me kohë të plotë si titullar tek Atalanta, Gjimshiti “parkon” sërish në infermieri. Qendërmbrojtësi kuqezi doli nga fusha i dëmtuar në fundin e pjesës së parë, në sfidën kundër Napolit.

Diagnozat e para flasin për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Gjimshiti pritet të mungojë në sfidën e radhës kundër Empolit në Serie A ndërsa pritet të rikthehet në fushë vetëm pas pauzës që sjellin sfidat në kualifikueset e “Euro2024”.

Ky është pa diskutim një lajm shumë i hidhur për trajnerin Sylvinho i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Gjimshitit për sfidën hapëse të kualifikueseve kundër Polonisë më 27 mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *