KryesoreLajme

Gjilani i hap rrugë këmbimit të pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, në mbledhjen e sotme, pas një debati polarizues në relacionin pozitë-opozitë, ka rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë prona nga Komuna e Gjilanit për nevoja publike. Kurse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar një lokacion për ndërtimin e një Qendre rajonale për patentë-shofer në Gjilan.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Unanimisht janë rekomanduar propozim-vendimi për subvencionimin e shtesave për lehona, ndryshim-plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe komisioni rekrutues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në IEAA, komisioni për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave, raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, propozim-ndryshimi i një anëtari në përbërjen e KKSB, propozim-ndryshimi i një anëtari në komisionin komunal për vlerësimin e figurave dhe personaliteteve historike. Po ashtu, KPF ka rekomanduar edhe shfuqizimin e planit për Integritet Komunal 2023-2027”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’
YouTube player