KryesoreLajme

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka njoftuar sot se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të programit të banimit për subvencionimin e qirasë.

Sipas njoftimit, thirrja është zyrtarisht e hapur nga data 12 janar 2026 dhe synon të ndihmojë familjet që gjenden në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi.

Lexo më shumë  Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten

Tutje theksohet se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në territorin e Komunës së Gjilanit, të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Afati për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë pune, duke filluar nga 12.01.2026 deri më 30.01.2026. Aplikimet pranohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, ku të interesuarit duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve zyrtare.

Komuna ka theksuar se kërkesat e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në shqyrtim, prandaj qytetarët inkurajohen të aplikojnë në kohë.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Për informacione shtesë, aplikuesit mund t’i drejtohen Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, e cila do të ofrojë mbështetje dhe sqarime gjatë gjithë periudhës së aplikimit.

Ky program synon të lehtësojë barrën e qirasë për familjet më të cenueshme dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të tyre të banimit.

YouTube player