KryesoreSport

Gjiganti spanjoll kërkon futbollistin e Kombëtares Mario Mitaj

Atletico Madrid ka shfaqur interes konkret për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Sipas portalit të transferimeve, trajneri Diego Simeone ka dhënë dritën jeshile për 22-vjeçarin, i vlerësuar për forcën fizike, teknikën dhe aftësinë për të avancuar me topin.

Në garë për Mitajn është edhe Sunderland nga Premier League, ndërsa drejtori i Al Ittihad, Ramon Planes, ka konfirmuar interes nga Anglia dhe Spanja. Mbrojtësi kuqezi nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në Arabinë Saudite, çka forcon zërat për një transferim në janar.

Lexo më shumë  Fshati Tapi në Kuçovë zhytet në baltë dhe ujë prej 25 vitesh, Bashkia: Nuk ka fonde për rrugën

Kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.

YouTube player