ArgumentKryesore

Gjiganti Rama e sheh numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani si dështim të politikës së Britanisë dhe jo të Shqipërisë që drejtohet prej tij

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka sulmuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën, duke thënë se Londra duhet të ndalojë së fajësuari shqiptarët për “dështimet e politikës” së saj, në një qortim të arsyetimit “të çmendur” nga Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman.

Ai i bëri thirrje Londrës që “t’i luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive” në vend që t’i diskriminojë shqiptarët “për t’i justifikuar dështimet e politikave”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rreth këtyre qëndrimeve të çuditshme të një kryeministri që të paktën gjysmën e popullit që qeveris e ka në emigrim është shprehur profesori Elvis Hoxha.

Me tone ironike, ai e ka quajtur kryeministrin Rama “gjigant”, duke thënë se “gjiganti Rama e sheh numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani si dështim të politikës së Britanisë dhe jo të Shqipërisë që drejtohet prej tij”.

Postimi i plotë:

Rama është gjigant.

Ai guxon e thotë çdo marrëzi edhe për mediet e huaja.

Rama është gjigant, nuk ka më turp për gjithçka që thotë. Së fundmi akuzoi Britaninë e Madhe se me problemin e migrantëve shqiptar po fsheh politikën e vet të dështuar.

Gjiganti Rama e sheh numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani si dështim të politikës së Britanisë dhe jo të Shqipërisë që drejtohet prej tij.

Sipas Ramës, shqiptarët janë debila përderisa kërkojnë të shkojnë në një vend të dështuar. Sipas Ramës, shqiptarët janë budalla përderisa largohen prej Shqipërisë së kullave, kokainës dhe korrupsionit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *