Gjigantët e teknologjisë që do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
Amazon, Apple dhe 17 gjigantë të tjerë të teknologjisë janë vendosur në listën e platformave “shumë të mëdha” të Bashkimit Evropian që do të thotë se përballen me kontrolle me strikte nga rregullatorët dhe potencialisht gjoba më të larta nëse i shkelin ato rregulla, shkruan TechnoNews.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, në fund të 2020-s prezantoi një legjislacion të ri për mënyrën sesi rregullatorët duhet të monitorojnë gjigantët e teknologjisë.
Nën Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), që u implementua katër muaj më parë, rregullatorët janë në gjendje të monitorojnë përmbajtjet për të reduktuar komentet e dëmshme dhe vendosur rregulla për përdorim të inteligjencës artificiale.
Kjo është lista e plotë e kompanisë që do të monitorohen më shumë nën DSA, sipas Bashkimit Evropian:
Alibaba’s AliExpress
Amazon Marketplace
Apple AppStore
Booking.com
Google Play
Google Maps
Google Shopping
Snapchat
TikTok
Wikipedia
YouTube
Zalando
Bing
Google Search
Këto platforma kanë katër muaj afat për të siguruar se veprimtaria e tyre është në përputhje me rregullat e DSA. Në mesin e këtyre rregullave është edhe dhënia e informacionit te përdoruesit pse ju janë rekomanduar disa uebsajte apo shërbime dhe sesi t’i shmangin ato.
Dështimi për të implementuar këto masa mund të përfundojë me gjobë deri në 6 për qind të të ardhurave globale të kompanive.
Rruga Press