Lajme

Gjest prej Robin Hudi/ Grabitet “Kredo.al”në Peshkopi

Institucioni financiar i dhënies së kredive “Kredo.al” në Peshkopi, është grabitur këtë të Martë.

Policia bëri me dije se “rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit”, njofton më tej policia.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Institucione financiare si Kredo.al, IuteCredit, Fondi Besa etj. japin kredi me interesa stratosferike deri ne 60% të shumës që kreditori ka marrë si kapital bashkë me komisionin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *