Bota

Gjermania thotë se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e gazit rus

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit.

“Duhet të ketë një përgjigje”, tha Ministrja Federale e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në një intervistë me transmetuesin publik ARD.

“Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Trumpi si perandorët romakë - Miratohet monedha 24 karatëshe për 250-vjetorin e ShBA-së me portretin e presidentit amerikan

Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj.

Rusia furnizon 40 për qind të nevojave për gaz të Evropës gjersa pritet që kjo varësi të ulet pas marrëveshjes me SHBA-në.

Lexo më shumë  Rutte: Dobësimi i aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *