Bota

Gjermania të dielën zgjedh presidentin e ri

Gjermania do të mbajë zgjedhje indirekte të dielën në të cilat Kongresi Federal (Bundesversammlung) do të zgjedhë presidentin e vendit për pesë vitet e ardhshme, ku favorit është kreu aktual i shtetit, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti në Gjermani zgjidhet nga deputetët e parlamentit federal dhe delegatët e emëruar nga kuvendet krahinore.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale të mbajtura në sallën e Bundestagut, këto zgjedhje do të mbahen në ndërtesën tetëkatëshe Paul-Lobe-Haus pranë parlamentit gjerman për shkak të masave anti-COVID.

Në dy raundet e para të votimit kërkohet një shumicë prej dy të tretash, kurse në raundin e tretë fiton kandidati me më shumë vota.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Gjithsej 1.472 delegatë do të zgjedhin midis gjithsej pesë kandidatëve, ndërsa favorit është presidenti aktual Steinmeier, i cili ka mbështetjen e partive më të forta politike në Bundestag.

Steinmeier është president i Gjermanisë që nga viti 2017, kur zëvendësoi Joachim Gauck. Avokati dhe politikani gjerman Steinmeier me përvojë ka lindur në vitin 1956 në Dermold. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë e Partisë Socialdemokrate, duke përfshirë postin e ministrit të Jashtëm. Gjithashtu është i njohur për publikun edhe për dhurimin e një veshke gruas së tij në vitin 2010, ndërsa punonte si gjyqtar.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Në mesin e delegatëve që do të zgjedhin presidentin gjerman të dielën janë edhe disa personazhe të njohur që kanë deleguar kuvendet krahinore. Midis tyre janë ish-kancelarja Angela Merkel, themeluesi i BioNTech, Özlem Türeci, laureati i Nobelit Benjamin List, astronauti Alexander Gerst, trajneri gjerman i futbollit, Hansi Flick, trajneri i Freiburgut, Christian Streich, futbollisti i Bayern Munich, Leon Goretzka, pianisti Igor Levit dhe ish-ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *