Lajme

Gjermania sjell në Tiranë të dërguarin e posaçëm

I Dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të zhvillojë nesër (17 mars) bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhacka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë. 

Zoti Sarrazin u shpreh paraprakisht vizitës së tij: “Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë.

Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën shkruhet në postimin e ambasadës gjermane.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Edhe me qeverinë e re të Kancelarit Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Manuel Sarrazi do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *