Gjermania: Situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese
Ministria e Jashtme gjermane ka vlerësuar të hënën se situata në Serbi “mbetet thellësisht shqetësuese” dhe vlerësoi se “aktivistët, për të folur hapur, po përballen me sulme dhe fushata shpifëse”.
Siç njoftoi ministria përmes rrjetit social X, “është e nevojshme që media dhe politikanët të sillen me përgjegjësi”.
“Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si e tillë presim që ajo të respektojë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratën e saj.
Rruga Press