Bota

Gjermania regjistron rekord të infektimeve, në 24 orë për të ditën dytë radhazi

Gjermania ka shënuar një rekord të ri ditor të infektimeve për të ditën dytë radhazi.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se janë regjistruar 81, 417 të infektuar.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Robert Koch, në 24 orë humbën jetën 316 pacientë.

Ndonëse varianti Omicron po dominon në të gjithë botën, mjekët shprehen se normat e shtrimeve në spital mbeten relativisht të ulëta.

Lexo më shumë  Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë

Nga ana e tij kancelari gjerman Olaf Scholz, është shprehur se vaksinat kundër COVID duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë të rriturit për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ai gjithashtu vlerësoi vendimin e qeverisë për të shtrënguar kufizimet dhe për të rritur dozat përforcuese të vaksinave.

Rruga Press

YouTube player