Bota

Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë infektime

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë.

Të dhënat nga Instituti Robert Koch të mërkurën, kanë treguar se 112,323 raste të reja janë regjistruar në 24 orë.

Të premten, për herë të parë janë regjistruar mbi 90,000 raste të reja me koronavirus.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Mesatarja e shtatë ditëve të fundit tregon se 584 persona janë infektuar për 100,000 banorë në këtë shtet.

Në gjithë Gjermaninë, është raportuar për 239 viktima me koronavirus në periudhë njëditore.

Sipas Institutit Robert Koch, Gjermania ka regjistruar mbi 8 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Shifra e vërtetë besohet se është shumë më e lartë, pasi shumë infektime nuk janë identifikuar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Deri të martën është raportuar për 3.17 shtrirje në spital në 100,000 persona./REL

Rruga Press

YouTube player