Bota

Gjermania po përballet me një “pandemi masive” të të pavaksinuarve

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha se vendi i tij po përballet me një “pandemi masive” të të pavaksinuarve. Ai bëri thirrje për masa më të ashpra për të ndalur hovin e rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

“Në disa rajone të Gjermanisë kujdesi intenziv shëndetësor sërish është nën presion”, tha ai. Gjermania është vendi më i populluar i Evropës me rreth 83 milionë banorë. Javët e fundit ky vend po përballet me një valë të katërt të rasteve me COVID-19. Autoritetet thonë se shifrat janë të ngjashme me ato të muajit maj.

Lexo më shumë  Gazetari serb Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 20.398 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, njoftoi instituti shëndetësor Robert Koch. Nga sëmundja kanë vdekur edhe 194 njerëz.

Më shumë se 66 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, por ministri Spahn shprehu zhgënjimin që procesi i vaksinimit është ngadalësuar dhe se një numër i njerëzve në grupmoshën 18 deri në 59 vjeç mbeten të pavaksinuar.

Lexo më shumë  Kryeministri kanadez: Kanadaja do të vazhdojë të jetë në luftë tregtare me SHBA-në

Ai gjithashtu bëri thirrje për kontrolle më të ashpra në institucionet ose ngjarjet ku lejohen të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar, të shëruar, ose kanë rezultuar negativë së fundmi. /REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *