KryesoreLajme

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Që vendimi të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius deklaroi se Berlini po riafirmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta gjermane Zeit.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Forcat e Bundeswehrit janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e misionit KFOR të NATO-s.

Numri aktual i trupave të forcave gjermane në Kosovë mbetet në 400 ushtarë . “Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, tha Kornelius, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u përforcua përkohësisht për shkak të tensioneve në rritje.

“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë

Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor.

Rruga Press

YouTube player