Bota

Gjermania nuk ndryshon e vendimin, nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka njoftuar se Gjermania i qëndron vendimit të saj, që të mos i ofroj Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi është pyetur nëse do të ketë ndryshim politikash, pas vendimit të SHBA-së që ta lejojë Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar në territorin rus.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

“Vendimi i kancelarit mbetet i pandryshuar”, shtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Gjermania është donantori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por kancelari Olaf Scholz ka vendosur që të mos e pajisë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus.

Ndryshe lideri gjerman është ballafaquar me kritika pasi javën e kaluar realizoi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, lëvizje kjo që nga ukrainasit është cilësuar si “hapje e kutisë së Pandorës”.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke
YouTube player