Bota

Gjermania ngjitet si ekonomia e tretë më e madhe në botë, pas rënies së Japonisë

Japonia rrëshqet në recesion, duke u bërë ekonomia e 4-të më e madhe, pas SHBA-së, Kinës dhe tani Gjermanisë.

Ekonomia e Japonisë është ka zbritur te vendi i katërt në botë pasi u tkurr tremujorin e fundit të 2023 dhe ra pas Gjermanisë.

Ekonomia japoneze u tkurr me 2.9% në periudhën korrik-shtator. Dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes konsiderohen si një tregues që ekonomia është në një recesion teknik.

Ekonomia e Japonisë ishte e dyta më e madhja në botë deri në vitin 2010, kur ajo u tejkalua nga ajo e Kinës. Prodhimi i Brendshëm Bruto nominal i Japonisë arriti në 4.2 trilion dollarë vitin e kaluar, ndërsa ai i Gjermanisë ishte 4.4 ose 4.5 trilion dollarë, në varësi të konvertimit të monedhës.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Çfarë qëndron pas rënies ekonomike të Japonisë?

Një jen më i dobët japonez ishte një faktor kyç në rënien në vendin e katërt, pasi krahasimet e PBB-së nominale janë në terma dollarë.

Të martën në mbrëmje, zyrtarët japonezë u përpoqën të vinin në mbrojtje të jenit. Megjithatë, paralajmërimet e rrepta rezultuan të paefektshme, për momentin.

“Diplomati kryesor i monedhës japoneze Masato Kanda komunikoi pakënaqësinë e tij rreth lëvizjeve të shpejta të jenit, të cilat ai thotë se mund të kenë një efekt negativ në ekonomi. Zoti Kanda madje shkoi aq larg sa sugjeroi vendosjen e ndërhyrjes në FX si një zgjidhje të mundshme për këtë çështje,” tha Richard Snoë, një strateg tregu në DailyFX.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Zyrtarët japonezë kanë ndërhyrë më parë në tregun valutor në shtator dhe tetor 2022, kur ajo shiti dollarë dhe bleu jen për të forcuar vlerën e monedhës vendase. Raportohet se afro 20 miliardë dollarë u shpërndanë në një përpjekje për të forcuar jenin – që në fund të fundit. Ishte ndërhyrja e parë në dollarë, jen në 24 vjet dhe së shpejti mund të jetë sërish mbi ne nëse Tokio lodhet nga paralajmërimet e përsëritura”, shtoi analisti.

Ndërkohë, Ministri japonez i Financave, Shun’ichi Suzuki, përsëriti rëndësinë që monedhat të lëvizin në mënyrë të qëndrueshme.

Dobësia relative e Japonisë pasqyron gjithashtu një rënie të popullsisë së saj, produktivitetin dhe konkurrencën.

Rruga Press

YouTube player