Lajme

Gjermania ndez motorrët/ Parlamenti gjerman i thotë përfundimisht “Po” megainvestimit në mbrojtje

Planet e qeverisë së ardhshme të Gjermanisë për të lejuar shpenzime më të larta të mbrojtjes, duke shtendosur ligjet strikte të huas dhe për të zhvilluar një fond të madh për infrastrukturë me synim të rritjes së ekonomisë më të madhe në Evropë, të premten kanë kaluar votimin final në dhomën e lartë të Parlamentit. 

Dhoma e lartë, e cila përfaqëson qeveritë e 16 landeve të Gjermanisë, ka aprovuar masat e propozuara nga kancelari i ardhshëm, Friedrich Merz, me dy të tretën e nevojshme. Ato u miratuan pas aprovimit të së martës nga dhoma e ulët e Parlamentit, ka raportura “AP”. 

Lexo më shumë  Çfarë përmban Marrëveshja për aleancë ushtarake? Zbardhet dokumenti Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Lideri konservator Merz, i cili ka fituar zgjedhjet e vitit të kaluar, dhe partnerët e tij të qendrës së majtë nga koalicionit në ardhje javët e fundit kanë bërë përpjekje të reja për të forcuar ushtrinë gjermane, e cila sipas tyre ka qenë e neglizhuar.

Pakoja përjashton nga rregullat e huave shpenzimet në mbrojtje dhe siguri, duke përfshirë agjencitë e inteligjencës dhe ndihmën për Ukrainën, që kalon 1% të Bruto Produktit Vendor. Po ashtu parashikon krijimin e një fondi 500 miliardë eurosh, të financuar nga huat, i cili do t’i dedikohet zhvillimit të infrastrukturës. 

Lexo më shumë  Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

Me insistimin e të Gjelbërve, 100 miliardë euro nga fondi i investimeve do të shkojnë për shpenzime të lidhura me klimën. Pakoja po ashtu do t’u japë qeverive të vendeve më shumë liri për të marrë hua. 

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit