Bota

Gjermania merr rolin e “fuqisë kryesore” në Europë, paralajmëron Rusinë: Po ju ndjekim me vëmendje, çdo shkelje do ketë çmim të lartë

Çfarëdo shkeljeje e integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia do të kishte çmim të lartë, tha të mërkurën para deputetëve Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pa përmendur ndonjë hollësi.

“Po e shikojmë me shqetësim të madh gjendjen e sigurisë në kufirin mes Rusisë e Ukrainës”, deklaroi në Bundestag shefi i qeverisë gjermane.

“Çfarëdo shkeljeje e integritetit territorial do të ketë një çmim të lartë dhe ne do të flasim me një zë këtu me partnerët tanë evropianë dhe aleatët tanë transatlantikë”, tha ai, duke shtuar se ende dëshiron dialog me Rusinë.

Lexo më shumë  Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin istikamet ruse – pamje nga vija e parë e frontit

Për pasoja serioze në rast të agresionit ndaj Ukrainës, Rusinë e kanë paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe e Bashkimi Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian është i gatshëm që t’i shtojë sanksionet dhe të marrë masa të pashembullta kundër Rusisë, nëse ky vend shfaq agresion të mëtejmë ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Në anën tjetër, Moska ka mohuar se ka plane për pushtimin e Ukrainës dhe e ka akuzuar shtetin fqinj për sjellje provokuese, pavarësisht raportimeve për dhjetëra mijëra trupa ruse afër kufirit ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *