Bota

Gjermania me “dorë të hekurt”, ndjekje penale për ata që mbështesin Hamasin

Qeveria gjermane ka ndaluar aktivitetet e Hamasit, e cila tashmë është shpallur organizatë terroriste.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser bëri me dije se Bundestagu ka ndaluar plotësisht të gjitha ajktivitetet e organizatës terroriste në territorin e vendit.

“Sot i keni ndaluar plotësisht aktivitetet e një organizate terroriste, qëllimi i së cilës është të shkatërrojë shtetin e Izraelit”, tha Faeser.

Lexo më shumë  Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia

Marrja e një vendimi të tillë nënkupton se në Gjermani ëprbën vepër penale të bësh takime në emër të Hamasit ose të përhapësh propagandën e tyre.

Faeser njoftoi gjithashtu se rrjeti pro-palestinez, i njohur si Samidoun, do të shpërbëhej brenda Gjermanisë.

Muajin e kaluar kancelari Olaf Scholz tha se anëtarët e këtij grupi kishin festuar “terrorin” e Hamasit në Izrael në rrugët gjermane.

Lexo më shumë  Katari: Do duhen 3-5 vjet për të riparuar dëmet në impiantet e LNG-së nga sulmet iraniane

Rruga Press

YouTube player