Bota

Gjermania krijon “murin” që ndalon koronavirusin

Shkencëtarët gjermanë duket se kanë gjetur zgjidhjen, në një kohë kur shumë vende europiane po mendojnë të shtrëngojnë sërish masat, në kuadër të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Dy universitete të Mynihut kanë zhvilluar së bashku një “mur mbrojtës” me rreze ultravjollcë, që pretendojnë se është i aftë që të eliminojë 99% të viruseve.

Lexo më shumë  Trupat e NATO-s kryejnë manovra ushtarake në Baltik

“Viruset nuk kalojnë përtej këtij muri. Është një barrierë që nuk e shikojmë me sy të lirë, nuk e nuhasim, nuk e ndjejmë, por na mbron”, thotë Reiner Prohaska, CEO i Smart United, kompanisë që ka ndihmuar universitetet gjermane për krijimin e kësaj pengese.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *