Bota

Gjermania konfiskon 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një banke ruse

Gjykata e Lartë gjermane  synon të konfiskojë rreth 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një institucioni financiar rus, njoftoi sot  sistemi gjyqësor në landin qendror të Hesenit.

Sipas autoriteteve, janë hapur procedura të posaçme me kërkesë të Zyrës Federale të Prokurorit të Përgjithshëm.

Banka ishte përfshirë në listën e embargos së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në qershor të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti, thuhet në një deklaratë.

Lexo më shumë  Fischer: Evropa duhet të shqyrtojë seriozisht krijimin e një kapaciteti të përbashkët bërthamor

Si pasojë, të gjitha pasuritë e kompanisë në institucionet financiare dhe kreditore evropiane u ngrinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.

Pak pas vendosjes së sanksioneve, persona të panjohur në bankë thuhet se kanë tentuar të tërheqin fondet, por urdhri përkatës elektronik i transferimit nuk është ekzekutuar. Sipas procedurave, paratë do të konfiskohen në favor të arkës shtetërore.

Lexo më shumë  Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
YouTube player